Mos vallë ke frikë të jesh single?

Life style

Mos vallë ke frikë të jesh single?

Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Të qenit single mund të jetë kënaqësi për disa dhe një mendim jo aq i mirë për disa të tjerë. Ne si qenie njerëzore kemi dëshirë të jetojmë në komunitet, të ndërlidhemi me të tjerët dhe të krijojmë raporte, ndaj është e kuptueshme që disa kanë frikë të jenë beqarë. Si ta kuptosh nëse ke frikë të jesh vetëm?

Çfarë i tremb njerëzit nga të qenit single?

Të gjithë ata që i tremben faktit që nuk janë në një lidhje të qëndrueshme i shqetëson dhe krijon ankth fakti që nuk kanë një partner stabël, i tremben faktit se ndoshta nuk do të mund të krijojnë kurrë një familje, nuk do të kenë fëmijë apo se do të jetojnë vetëm gjithmonë. Të gjitha këto shqetësime ndikojnë te shëndeti mendor, te reduktimi i vetëbesimit dhe te vendimet që marrin më vonë në jetë.

Ndonëse perceptimi rreth beqarisë po ndryshon duke qenë se numri i njerëzve që zgjedhin të qëndrojnë single po rritet, ekspertët thonë se njerëzit single vijojnë të shihen më me qasje negative sesa ata që janë çift.

Këta të fundit perceptohen si më të ndershëm, më të lumtur, më të sjellshëm dhe më të pjekur. Në kontrast me ta, njerëzit single perceptohen si të përqendruar me veten, të palumtur dhe të vetmuar. 

Po si ndikon kjo lloj frike te zgjedhjet e njerëzve?

Kjo frikë bën që njerëzit single të jenë më pak më përzgjedhës kur kërkojnë për një partner dhe rrjedhimisht kënaqen me pak. Ata që i frikësohen vetmisë janë më të gatshëm të qëndrojnë edhe me dikë që nuk do ta donin si partner jete vetëm për të mos u përballur me frikën më të madhe.

Po këta njerëz janë ata që e kanë edhe më të vështirë ta marrin veten pas një ndarjeje dhe mund të riktheheshin më lehtë tek ish-at. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat