6 këshilla se si të gjeni punën që ju bën të lumtur

Life style

6 këshilla se si të gjeni punën që ju bën të lumtur

Më: 29 prill 2024 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Lumturia është diçka që ne të gjithë e dëshirojmë dhe e meritojmë në vendin e punës, por jo gjithmonë e mbërrijmë si gjendje. Mes angazhimeve të shumta, vështirësive, kolegëve apo shefave që ndërrohen shpesh, na del detyrë që të gjejmë ekuilibrin e duhur për të bërë punën tonë sa më produktive, por njëherësh të ndihemi mirë me çdo element në ambientin ku punojmë.

Por, sipas ekspertëve këto janë faktorët që ndikojnë në nivelin e lumturisë në punën tuaj për t’u ndjerë mirë dhe të përmbushur.

#1 Kërkoni kulturë

Kultura juaj mund të jetë e ndryshme nga ajo e të tjerëve, prandaj kushtojini vëmendje detajeve nëse ndiheni të lidhur me qasjen dhe standardin e kompanisë ku punoni.

#2 Lidhuni me kolegët

Një nga faktorët që nxit lumturinë është pikërisht ky. Respektoni kolegët, vlerësojini ata, sigurisht nuk ju kërkohet që të krijoni miqësi të ngushtë, por niveli i respektit ndikon në gjendjen tuaj të lumturisë.

#3 Synoni angazhime të reja

Një mënyrë tjetër për të gjetur lumturinë në punë është të kërkoni punë dhe angazhime jashtë profilit tuaj, për të krijuar idenë se keni kuriozitet dhe kreativitet dhe kjo është një gjë që vlerësohet në kompani të ndryshme.

#4 Krijoni raporte me drejtuesit

Një faktor tjetër që ndikon në lumturinë tuaj në punë është raporti që krijoni me lidershipin, energjinë dhe frymëzimin që merrni nga ata për t’u motivuar edhe më shumë në punën e përditshme.

#5 Ndani përgjegjësitë

Duke ndjekur nivelin e përgjegjësive dhe ndarjen e detyrave, ju kanalizoni punën dhe objektivat tuaja. Kësisoj ju ndikoni pozitivisht në profilin dhe lumturinë në ambientin e punës.

#6 Kërkoni punë me përgjegjësi

Një tjetër çelës për lumturinë është të ndjeni që puna juaj ka rëndësi. Vlerësoni rolin në kompani, angazhimin dhe përgjegjësitë për t’u ndjerë të plotësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat