Sekreti për buzë të plota dhe të hidratuara është më i thjeshtë seç e ke menduar

Life style

Sekreti për buzë të plota dhe të hidratuara është më i thjeshtë seç e ke menduar

Më: 30 prill 2024 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Nga TikTok-u ka ardhur një zgjidhje që e kemi pasur gjithmonë aty për buzë të buta, të hidratuara dhe mjaftueshëm të fryra.

Një tjetër truk është bërë viral, ku sipas vajzave që e kanë provuar, acidi hyaluronik është zgjidhja për gjithë shqetësimet më të shpeshta të buzëve.

Sipas eksperimenteve që po qarkullojnë në TikTok, nëse bashkon këtë acid me një zbutës buzësh të thjeshtë, do eleminosh tharjen e lëkurës dhe buzët do marrin jetë.

@danicolexx How to get bigger lips 🫶🏼 #hyaluronicacid #skincare #lips #lipfillers #koreanskincare #hacks ♬ Never Lose Me - Flo Milli

Por pse funksionon ky kombinim?

Acidi hyaluronik është substancë që arrin të ruajë ujin duke shmangur plasaritjen e lëkurës.

Kështu, mes përdorimit të tij ruhet mbështjellja e jashtme, e formuar nga yndyrat, e cila mbron lëkurën nga çdo faktor i jashtëm. Nga ana tjetër, ky acid është pjesë e shumë trajtimeve kozmetike me funksion shtimin e volumit. Ndërsa përsa i përket zbutësve të buzëve, nëse zgjedh një që ka përmbajtje xheli petroleum, ai do të garantojë përthithjen e produktit dhe do i japë buzëve zbutjen e nevojshme.

Rezultati thuhet se është i ndjeshëm dhe nuk është magji, thjesht hidratim i mirë. Nëse e aplikon rregullisht ndryshimi do jetë i ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat