Ka insomnia, por ka edhe sekssomnia. Çfarë duhet të dini për këtë çrregullim të gjumit

Life style

Ka insomnia, por ka edhe sekssomnia. Çfarë duhet të dini për këtë çrregullim të gjumit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Me siguri që shumëkush mund ta ketë provuar një situatë të ngjashme me probleme të gjumit, fjetjes apo gjendjen zgjuar gjatë natës që ndryshe njihet si insomnia. Përveç kësaj mund të jetë një ecje në gjendje gjumi, e folura dhe probleme gjatë gjumit.

Por, sekssomnia çfarë është? Ekspertët thonë se është pjesë e një familjeje të çrregullimeve të gjumit, njësoj si një alarm që bie në sistemin nervor qëndror dhe ju mban zgjuar dhe në mënyrë të pavullnetshme jep sinjale për raport seksual, për fjalor të pisët në shtrat me partnerin/en etj.

Carlos Schenck, profesor dhe psikiatër në "Hennepin County Medical Center" në University of Minnesota thotë se është e vështirë të studiosh sekssomninë sepse nëse njerëzit nuk e lëndojnë veten, shumë nuk e kanë idenë për aktivitetin e tyre seksual të pavetëdijshëm derisa një nga partnerët në shtrat t'ua thotë për këtë.

Në një studim të disa viteve më parë u pyetën rreth një mijë të rritur të zgjedhur rastësisht në Norvegji dhe u zbulua se rreth 7% kishin përjetuar sekssomni të paktën një herë gjatë jetës së tyre, ndërsa gati 3% jetonin aktualisht me këtë gjendje.

Ka plot episode kur dy herë në muaj gratë rënkojnë seksualisht, bëjnë biseda me fjalor të pisët, fjalë që ato nuk i përdorin kur janë zgjuar dhe të vetëdijshëm. "Truri i fjetur është shumë ndryshe nga truri i zgjuar," tha profesori. "Ju nuk jeni të vetëdijshëm kur jeni në gjumë, kështu që nuk mund të arrini ndonjë përfundim të vlefshëm për të ashtuquajturën gënjeshtër ose të vërtetën në gjumë."

Situata bëhet më shqetësuese kur partneri/partnerja nuk e pranojnë që kanë bërë këtë apo atë gjë gjatë sekssomnisë pasi nuk mbajnë mend asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat