Ja si të shmangni lëndimet e mundshme gjatë jogas

Life style

Ja si të shmangni lëndimet e mundshme gjatë jogas

Më: 19 maj 2024 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Nuk ka mënyrë më të shpejt për ta larguar paqen dhe dashurinë që e sjellë joga, sesa duke u lënduar.

Hulumtimet e fundit tregojnë se një në dhjetë persona që bëjnë joga përjetojnë dhimbje muskuloskeletare nga pozat e ndryshme, prandaj duhet të keni kujdes të shtuar.

Dustin Brown është mësues i jogas, ndërsa rekomandon të filloni ngadalë dhe me ushtrime fillestare – prandaj mos u përpiqni të bëni gara me personin afër jush, i cili bën joga tash e sa vite.

Ai thotë të përqendroheni në teknikën e duhur, dhe kur e ndjenjë ndonjë zgjatje apo diçka të tillë, ndalni aty – mos e ngacmoni dhimbjen.

Kujdes të shtuar thotë se duhet t’i kushtoni shpinës, sepse është pjesa më e rrezikuar për t’u lënduar gjatë jogas.

Zgjatjet e muskujve të shpinës, kur nuk bëhen siç duhet, mund të shkaktojnë ta shtypni shpinën tuaj!

Lëndimi nuk do të thotë se ju i keni dhënë fund ushtrimeve. Për këtë arsye, mësoni që të shëroheni më shpejtë dhe t’i ktheheni aktiviteteve për të vazhduar ‘karrierën tuaj të joga-s’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat