Fundi i lidhjes tuaj…cilat janë shenjat? - Bota Sot
Fundi i lidhjes tuaj…cilat janë shenjat?

Life style

Fundi i lidhjes tuaj…cilat janë shenjat?

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 06:25
Ilustrim

Njeriu që dikur ishte shkaku i buzëqeshjes tuaj, tani është shkaku i dhimbjes dhe hidhërimit?

Ndoshta ndodheni akoma në fazën ku jeni akoma të lidhur me njëri – tjetrin, por nuk mundeni të zbuloni a është kjo  vetëm shprehi apo  ose në të vërtetë ia vlen për të ndërmarrë  masa për të shpëtuar lidhjen tuaj.

Shumë shpesh pas ndarjes nga lidhjet shumëvjeçare, partnerët bëhen pishman pse nuk janë ndarë me kohë duke  ditur se lidhja e tyre nuk ka të ardhme.

Nëse e doni veten tuaj po edhe partnerin tuaj ju duhet ta shihni me gjakftohtësi situatën, të jeni të sinqertë njëri ndaj tjetrit ,duhet që të konsultoheni dhe të shihni se çka duhet të ndërmerrni në lidhje me gjendjen tuaj, të merrni vendime të shëndosha që keni një dashuri e cila funksionon.

Më tepër ju dëshpëron se sa ju gëzon?
Marrëdhënia e lumtur dhe e shëndoshë e dashurisë  duhet të jetë burimi i paqes, qetësisë dhe lumturisë. Gjithsesi këtu janë futur edhe grindjet e përkohshme , po nëse pas grindjes ju një kohë të gjatë nuk ndiheni mirë, jeni të nervozuar dhe të shqetësuar, atëherë është shumë e qartë se lidhjes tuaj i ka ardhur fundi.

Atë që dikur e keni dashur tani ju nervozon?
Personat me karakter të kundërt janë tërheqës për njëri tjetrin para se gjithash falë kimisë të fuqishme mes tyre e cila vjen si rezultat i efektit “mollë e ndaluar” . Mirëpo me kalimin e kohës këto dallime mes tyre fillojnë të paraqesin pengesa dhe pakënaqësia  mblidhet gradualisht. Shumë shpesh këto partnerë kërkojnë mirëkuptim, mirëpo nuk janë të gatshëm të kuptojnë se çfarë tjetri mendon shkaku se nuk kanë mendime të njëjta, qëndrime dhe as nevoja të njëjta. Si rezultat i kësaj partnerët ndihen të lodhur dhe të pa pranuar, në fakt e fajësojnë  njëri tjetrin për marrëdhëniet e këqija.

Dallimet e mëdha në karakter dhe dallimet në sjellje nuk mund të tejkalohen lehtë, sukses mund të ketë vetëm në raste kur njëri prej partnerëve vendos që të ndryshojë, gjë e cila në praktikë vështirë ndodh dhe kërkon shumë kohë.

Më mirë do të ndiheni po të dilnit diku se sa në shtëpi me të
Në fillim të një lidhjeje ose të fillimit të jetës së përbashkët, çifti i dashuruar insiston që sa më tepër kohën e lirë ta kalojë me partnerin e tij. Edhe pse kjo dukuri fashitet me kalimin e kohës megjithatë është një tregues tejet i rëndësishëm atë se në ç’gjendje është lidhja.

Nëse  e ndjeni se partneri i juaj ju anashkalon, merret me obligime të cilat nuk ju përfshijnë edhe juve dhe vjen vonë në shtëpi, ju duhet të jeni të vetëdijshëm se ka problem në lidhjen tuaj. Apatia, shmangia nga njëri tjetri dhe mos pasja e kohës së lirë nga ana e partnerit i jep lidhjes akoma shije më të keqe se sa grindjet dhe ofendimet.

Gjithnjë grindeni për gjërat e njëjta 
Një nga elementet kryesore me anë të së cilave dhe shihet suksesi i marrëdhënies është mundësia për të zgjidhur problemet në lidhje në mënyrë të përbashkët. Përderisa ju grindeni për të njëjtat gjëra por problemit nuk i shihet zgjidhja, ky është edhe një  fakt i cili tregon se pjesët kryesore të karakterit tuaj nuk përshtaten.

Pra, sa do që të mundoheni  të bëni kompromis shkaku i dashurisë, në fund do të ndiheni fajtorë pse nuk ishit më të zgjuar dhe nuk keni dëgjuar veten. Është më mirë që të gjeni ndonjë për  të cilin nuk do të duhej të ndryshonit, e as ai të ndryshoj për ju.

Sytë  ju “enden” kahmos
Kur  jeni të dashuruar gjithë vëmendjen e ktheni kah dukja e jashtme dhe ajo që u tërheq te partneri juaj edhe pse përreth ka dhe djem/vajza të cilët duken mirë për shijen tuaj. Mirëpo nëse shpesh herë e gjeni veten duke menduar për tjerët, për puthje dhe prekje, dhe flirtoni më tepër se sa ju ngjan, kjo është një shenjë indikative se ju do të kishi dashur të vazhdoni më tej me atë person që flirtoni por se të njëjtën nuk e pranoni.

Gjithsesi ajo nuk do të thotë se pas ndarjes do të filloni menjëherë lidhje të re, mirëpo nëse ideja se do të gjeni tjetër ju ngazëllon atëherë kjo është shenjë se ju duhet të ndaheni.

Ndahuni me të mirë

Nëse i vëreni këto shenja te ju, mundohuni që ta respektoni partnerin, veten tuaj dhe kohërat e bukura të kaluara së bashku. Hapur bisedoni me partnerin për një ndarje miqësore. Mos prisni se automatikisht do të ndaloni ta dashuroni atë, për atë shkak lejoni që koha të jetë ilaçi për ju, dhe ruani kujtimet e bukura që i kaluat gjatë lidhjes tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...