Pamja e preferuar për ambientin e punës

Life style

Pamja e preferuar për ambientin e punës

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Pjesë e rëndësishme e punës është pamja, kjo gjithnjë në kuptimin që duhet të përçoni mesazhin e duhur me pamjen e jashtme.

Profesionalizëm dhe kujdes duhet të reflektoni, asnjëherë pamje të tepruar apo pamje krejtësisht të shkujdesur për veten në ambientet e punës.

Këtu rëndësi ka grimi që preferohet për ambientet e zyrës. Nuk rekomandohet ngarkim i madh i fytyrës, shumë parfum apo frizurë ekstravagante.

Më poshtë disa këshilla për pamjen e duhur për zyrë:

Kujdesuni për lëkurën,

Theksoni sytë, pak hijezim me ngjyrë të çelur freskon pamjen,

Shmangni shkëlqimin- grimi apo rrobat që marrin shumë vëmendje përmes shkëlqimit nuk preferohen,

Rrobat tuaja duhet të jenë të përshtatura me vendin e punës, nëse keni apo nuk keni kontakt me njerëz jashtë zyrës, kjo varet nga natyra e punës dhe ju më së miri mund ta vlerësoni atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat