Anëtarësimi në NATO, Bullgaria miratoi pr/protokollin e Maqedonisë

Maqedonia

Anëtarësimi në NATO, Bullgaria miratoi pr/protokollin e Maqedonisë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:07
Ilustrim

Qeveria bullgare miratoi propozim Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Qeveria e Bojko Borisovit ka autorizuar ambasadorin e Bullgarisë në Aleancë të nënshkruajë Protokollin për aderim.

Pasi ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s do të nënshkruajnë propozim protokollin, dokumenti do të nënshkruhet fillimisht nga Maqedonia dhe më pas do të dërgohet për ratifikim në parlamentet e 29 shteteve anëtare të NATO-s. Pritet që Greqia të jetë vendi i parë anëtar i NATO-s që do ta ratifikojë protokollin dhe kjo pritet të ndodh më 8 shkurt. Ministria greke e Punëve të Jashtme i ka nisur tashmë procedurat për dërgimin e protokollit të pranimit në parlament.

Kur të përfundojë ratifikimi në 29 vendet anëtare, Maqedonia e Veriut do të bëhet edhe anëtare e plotë e Aleancës së Veriut. Ratifikimi i protokollit nëpër parlamentet e shteteve anëtare të NATO-s pritet të bëhet me procedurë të përshpejtuar, me ç’rast Maqedonia do të bëhej anëtarja e Aleancës madje edhe në Samitin e korrikut.

Bullgaria ishte edhe vendi i parë që njohu Maqedoninë si shtet i pavarur në vitin 1992.

Integrimi i Maqedonisë në NATO u zhbllokua me Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar midis Maqedonisë dhe Greqisë, e cila i dha fund kontestit 27 vjeçar për emrin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat