Arbër Ademi nuk ndërmerrë asgjë kundër Biljana Vankovska, vetëm e dënon fjalimin e saj

Maqedonia

Arbër Ademi nuk ndërmerrë asgjë kundër Biljana Vankovska, vetëm e dënon fjalimin e saj

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:59
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka mbetur i shokuar nga reagimi i një të ashtuquajture profesoreshë maqedonase Biljana Venkovska e cila gjatë një postimi në FB është tallur me viktimаt e аksidentit të sotshëm duke shkruar: “Çfarë tragjedie dhe ironie Karpallak” .

Më poshtë e gjeni postimin e Ademit:

Si njeri, si prind, si profesor, si ministër jam i shokuar nga një pseudo perfaqësuese e komunitetit akademik që në thelb duhet të jetë bashkësia më e ngritur dhe kohezive e një shoqërie, posaçërisht atyre multietnike siç është shoqëria jonë.

Denoj çdo deklaratë që mbjell urrejtje dhe nxitje e cila në këto momente të vështira tragjedie nuk sjell asgjë tjetër përveçse përçarje të reja!

Përgjegjësia duhet të pasoj pa asnjë vonesë dhe pres nga universiteti dhe bota akdemike që të reagojnë.

Ngushëllime viktimave, shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë, sonte ndajm dhimbjen me familjarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat