Angelovska: Borxhi publikë është zvogëluar dhe stabilizuar

Maqedonia

Angelovska: Borxhi publikë është zvogëluar dhe stabilizuar

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 23:28
Nina Angelovska

Borxhi publik është stabilizuar dhe ka rënë në 1.1 pikë përqindje në krahasim me borxhin nga viti 2016 që ishe 48.8 përqind, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska në debatin e sotëm për propozimin e Buxhetit për vitin 2020 në komisionin amë për financa dhe buxhet.

Ajo theksoi se vitin e ardhshëm sugjeron që të rregullohen borxhet e vjetra në vlerë prej afro 440 milion euro, dhe se borxhi i brendshëm do të rregullohen në bazë të letrave me vlerë të qeverisë të lëshuara më parë.

Angelovska, siç raportohet nga Ministria e Financave, theksoi se sipas strategjisë fiskale 2016 parashikohej që deri në vitin 2018 borxhi publik të rriteshte deri mbi 50%, gjegjësisht 52.4%, ndërsa tani në tremujorin e tretë të vitit 2019 është shumë më e ulët, ose 47.7 përqind.

Ajo theksoi se borxhi publik nga 2008 deri në 2016 ishte rritur për 3.2 miliardë euro, gjegjësisht prej 1.558 miliardë euro në 4.787 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat