‘Orë policore’ edhe në burgun e Idrizovës, ndalohen vizitat dhe fundjavat e lira - Bota Sot
‘Orë policore’ edhe në burgun e Idrizovës, ndalohen vizitat dhe fundjavat e lira

Maqedonia

‘Orë policore’ edhe në burgun e Idrizovës, ndalohen vizitat dhe fundjavat e lira

Më: 25 mars 2020 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Tre mjekë dhe katër infermiere momentalisht kujdesen për 1.150 persona në burgun e Idrizovës, që është edhe burgi më i madh në Maqedoni.

Drejtori i këtij burgu, Bobi Mojsoski thotë se janë ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur të burgosurit dhe të punësuarit për shkak të gjendjes së coronavirusit.

Drejtori për Zbatimin e Sanksioneve sipas rekomandimeve qeveritare nga 10 marsi ndaloi kontaktin e të burgosurve dhe të paraburgosurve me personat nga jashtë dhe ndërmerr masa për mbajtjen e higjienës dhe dezinfektim.

“Çdo i burgosur i ri kontrollohet, dhe më pastaj izolohet 14 ditë, pastaj vendoset në sistemin e burgut”, thotë Mojsoski.

Ai shtoi se javën e kaluar ka ardhur në i burgosur nga Serbia dhe se ai ndodhet në izolim.

Sipas tij thotë se si drejtori kujdesen edhe për të punësuarit, të cilët punojnë me maska dhe vazhdimisht po dezinfektohet nëpër qeli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat