Pendarovski paralajmëron takim të liderëve të partive politike

Maqedonia

Pendarovski paralajmëron takim të liderëve të partive politike

Më: 25 prill 2020 Në ora: 12:46
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski planifikon të organizojë takim liderësh pas gjysmës së parë të muajit maj.

Siç konfirmuan për AIM nga kabineti i presidentit, në takimin e majit do të bisedohet për procesin e mëtejshëm politik në vend si dhe për terminit e mundshme të të mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme kuvendare.

“Gjatë kësaj periudhe të gjitha përpjekjet dhe resurset shtetërore duhet të fokusohen drejt menaxhimin me pandeminë e coronavirusit”, shprehen nga kabinet i presidentit Pendarovski.

Ndryshe, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski mbrëmë i bëri thirrje kryetarit Stevo Pendarovski të bëj thirrje për takim liderësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat