Shërohen 80 pacientë nga coronavirusi në Maqedoni, humbin jetën nëntë persona

Maqedonia

Shërohen 80 pacientë nga coronavirusi në Maqedoni, humbin jetën nëntë persona

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Krahas rasteve të reja të sotshme, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nëntë persona kanë humbur jetën. Prej tyre, nëntë janë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një nga Struga.

Në spitalin ‘8 shtatori’ kanë humbur jetën shtatë persona, dy pacientë të moshës 62 vjeçare, ndërsa të tjerët 56, 59, 74, 88 dhe 73 vjet.

Në Tetovë humbi jetën një person 79 vjeçar ndërsa në spitalin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup humbi jetën një person 84 vjeçar nga Struga.

Poashtu nga MSH thonë se janë shëruar 80 pacientë. Prej tyre 5 janë nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 18 nga Shtipi, 30 nga Tetova, 2 nga Manastiri, 8 nga Gostivari, 1 në Gjevgjeli, 1 në Strumicë, 8 në Koçani, 1 në Berovë, 2 në Vallandovë, 1 në Kërçovë dhe 2 në Resnjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat