Punonjësit turistikë në Maqedoni nuk heqin dorë nga ultimatumi për transportin dhe pagat - Bota Sot
Punonjësit turistikë në Maqedoni nuk heqin dorë nga ultimatumi për transportin dhe pagat

Maqedonia

Punonjësit turistikë në Maqedoni nuk heqin dorë nga ultimatumi për transportin dhe pagat

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 14:33
Foto Ilustrim

Lirim nga transporti nga protokolli i deritanishëm nga 50 në 100 për qind kapacitet dhe subvencionim të pagave është ultimatumi të cilin e vendosën agjencitë turistike deri më 15 gusht.

Punonjësit turistikë kërkojnë që Qeveria dhe Komisioni për sëmundje infektive urgjentisht ta zbatojnë këtë protokoll për autobusët, sepse, siç theksojnë në kumtesë, në asnjë vend të botës nuk ekziston një vendim i tillë.

“A është më i sigurt një aeroplan me 150 udhëtarë se një autobus me 50 në të cilin respektohen të gjitha protokollet shëndetësore? Nëse sillet vendim për kthimin e fëmijëve në shkolla, kanë kohë për ta shqyrtuar këtë problem”, thuhet në kumtesën e punonjësve shëndetësorë.

Nëse nuk marrin subvencione për paga, thonë, janë të detyruar të vendosin çelës në derë, dhe me këtë, siç theksojnë, gjejnë mundësi për dëmshpërblim të qindra mijëra qytetarëve të cilët kanë paguar për udhëtimet e tyre.

“Askush nuk dëshiron të jetojë në barrë të shtetit, por ajo duhet të qëndrojë në anën e sektorëve të cilët kanë rënë në gjunjë me paraqitjen e korona krizës”, reagojnë punonjësit turistikë.

Derisa shtetet mundohen t’u ndihmojnë të gjitha veprimtarive, veçanërisht turizmit, theksojnë, shteti ynë në mënyrë shtesë e pamundëson dhe e vështirëson situatën.

Punonjësit turistikë paralajmërojnë protesta masive dhe bllokim të të gjitha rrugëve nëse këtë javë nuk sillen këto vendime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat