Shërohen mbi 600 pacientë dhe humbin jetën 20 pacientë në Maqedoni

Maqedonia

Shërohen mbi 600 pacientë dhe humbin jetën 20 pacientë në Maqedoni

Më: 4 janar 2021 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë krahas 106 rasteve të reja bëri të ditur edhe numrin e pacientëve të shëruar dhe pacientëve të vdekur për këto 24 orë.

” Humbën jetën 20 pacientë, katër pacientë nga Shkupi (85, 63, 86 dhe 77), një nga Kumanova (65), një nga Dibra (68), dy pacientë nga Prilepi (75 dhe 81), dy nga Manastiri (84 dhe 69) , një nga Ohri (55), një nga Kavadari (81), tre pacientë nga Gostivari (55, 59 dhe 67), një nga Kriva Pallanka (82), një nga Krusheva (49), një nga Valandova (64) dhe dy nga Negotina (66 dhe 80)”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sot ISHP po ashtu regjistroi edhe 603 pacientë të shëruar nga coroanvirusi.

Prej tyre, 230 janë në Shkup, Kumanovë 24, Dibër 5, Shtip 18, Prilep 51, Tetovë 8, Strugë 30, Veles 20, Manastir 26, Ohër 54, Kavadar 27, Gostivar 14, Gjevgjeli 11, Strumicë dhe Radovish nga 8, Koçani 10, Probishtip 5, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 2 raste, Pehçevë, Berovë 4, Vinicë 2, Kratovë 3, Sveti Nikole 4, Kërçovë 7, Renjë 3 dhe Negotinë 20.

Deri më tani, një total prej 405,108 teste të COVID-19 janë kryer në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 84.129, numri i pacientëve të shëruar është 63.532, numri i atyre që humbën jetën është 2.550 dhe numri i rasteve aktive është 18.047.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat