Kreu i mafies turke arrestohet në Shkup ishte takuar me biznismen e politikanë

Maqedonia

Kreu i mafies turke arrestohet në Shkup ishte takuar me biznismen e politikanë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:36
Sedat Peker

Krimineli nga Turqia, Sedat Peker, i cili nga disa media lokale përshkruhet si një udhëheqës i mafies turke, është arr estuar në Shkup.

Nga televizioni Telma thonë se ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët thonë se Sedat Peker ka qëndruar në Maqedoni për tre muaj, dhe gjatë gjithë kësaj kohe është monitoruar nga shërbimet.

Sipas Telmas, ai kishte qëndruar në një hotel të vogël në Petrovec, por të njëjtat burime thonë se ai kishte pasur takime me kriminelë, poashtu edhe me politikanë.

Tani për tani policia nuk dëshiron të zbulojë asgjë dhe nëse klikoni në faqen e internetit të Ministrisë së punëve të Brendshme, dje kishte vetëm një njoftim të shkurtër për ngjarjen në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat