Forum për veprim të përbashkët të institucioneve për mbrojtje të pasurisë natyrore në rajonin e Prespës

Maqedonia

Forum për veprim të përbashkët të institucioneve për mbrojtje të pasurisë natyrore në rajonin e Prespës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Përparimi i marrëdhënieve dhe koordinimi i ndërsjellë i institucioneve për veprim të përbashkët të rajoneve të mbrojtura parku nacional “Galiçica”, parku në natyrën “Ezerani”, Liqeni i Prespës dhe ishulli “Qytet i madh”, ishte qëllimi i forumit të sotëm që u mbajt në Komunën e Resnjës, në nismë të kryetarit të komunës Zhivko Gosharevski.

Në forum morën pjesë drejtorët e PN “Galiçica” Aleksandar Milovski dhe “Pelister” Osman Shukriu, me ekipet e tyre, përfaqësues të komunave dhe Shoqatës ekologjike të Maqedonisë nga Resnja.

Institucionet, sipas kryetarit të komunës Gosharevski, punojnë në problematikën e njëjtë, ndërsa nuk kanë koordinim të ndërsjellë.

“Në inters është së bashku të veprojmë, të harmonizohemi me qëllim të mbrojtjes së pasurive natyrore. Sipas konkluzioneve të forumit doli memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit do të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet institucioneve me qëllim që në mënyrë të koordinuar dhe së bashku të veprojmë”, theksoi Gosharevski

Në Forum ishin prezantuar edhe programet vjetore për mbrojtje të natyrës në PN “Galiçica” dhe PN “Ezerani” si dhe programi i MED i cili ka të bëjë me aktivitetet e tyre në rajonin e Prespës.

Komuna e Resnjës, siç njoftoi kryetari i komunës, do të organizojë Forum edhe me PN “Pelister”, në të cilën pritet formimi i interesave dhe qëllimeve të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat