CIVILI filloi me projektin “Bëje dallimin: Respektoji dallimet” në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Jashtme të Dukatës së Madhe të Luksemburgut

Maqedonia

CIVILI filloi me projektin “Bëje dallimin: Respektoji dallimet” në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Jashtme të Dukatës së Madhe të Luksemburgut

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:59

CIVILi e filloi projektin Bëje dallimin: Respektoji dallimet në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Jashtme të Dukatës së Madhe të Luksemburgut. Projekti është vazhdim i nismës jashtëzakonisht të suksesshme të vitit të kaluar Të bashkuar në Dallime.

Bëje dallimin: Respektoji dallimet është projekt për promovimin e multikulturalizmit dhe vlerave evropiane. Projekti ka për qëllim zbutjen e pasojave shkatërruese nga urrejtja etnike dhe fushatat antiperëndimore, përmes fushatës për forcimin e vetëdijes, produksionit mediatik dhe ngjarjeve që do të përqendrohen në mesazhet pozitive për multikulturalizmin dhe vlerat evropiane.

Në muajt e ardhshëm, CIVILi do të ftojë persona publikë, krijues të opinionit publik, ekspertë, politikanë dhe qytetare dhe qytetarë të flasin për dallimet dhe vlerat evropiane.

“Projekti Bëje dallimin: Respektoji dallimet është mundësi e shkëlqyer të mësojmë njëri për tjetrin dhe të flasim për bukurinë e dallimeve. Kjo do ti jep zë shumicës së njerëzve që i pranojnë vlerat evropiane dhe ardhmërinë e vendit në BE.

“Të gjithë do të dërgojmë mesazh të fuqishëm kundër nacionalizmit. Shoqëria e Maqedonisë së Veriut është multikulturore, multifetare dhe multietnike. Ky fakt i realitetit është bukuri dhe potencial i madh” – deklarojnë nga CIVILi.

Dallimet janë potencial i madh për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë individëve dhe bashkësive në shoqërinë që jeton në harmoni me veten. Dallimet e nxisin kreativitetin dhe i rrisin mundësitë për sukses në të gjitha sferat në shoqëri, duke i përfshirë edhe ekonominë, mirëqenien sociale, kulturën, arsimin dhe shumë aspekte tjera. Dhe… Kjo është Evropë.

Si zakonisht, CIVILi mbetet i hapur dhe i përshëndet të gjitha artikujt me pyetje, komente, shkrime, fotografi dhe video materiale në kontekstin e dallimeve.

Të bëjmë dallimin dhe ti respektojmë dallimet! Të punojmë për paqe dhe prosperitet, dhe njëkohësisht, ta gëzojmë pasurinë e kulturave, traditave dhe gjuhëve tona të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat