Moti sot kryesisht i vranët, në orët e pasdites me reshje shiu

Maqedonia

Moti sot kryesisht i vranët, në orët e pasdites me reshje shiu

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:05
Ilustrim

Moti sot në vend pritet të jetë kryesisht i vranët, nga mesdita me reshje shiu, në disa vende më intensive, të cilat do të qëndrojnë deri në fund të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare përgjatë Vardarit nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri 26 gradë. UV = 5. Në Shkup me vranësira, pasdite me reshje të shiut të herëpashershëm. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. Temperatura minimale do të bjerë deri në 12 gradë, kurse maksimalja do të arrijë deri 20 gradë, njofton DPHM.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët me reshje lokale shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat