Rrënimin e objekteve pa leje në Maqedoni e mbështet BE

Maqedonia

Rrënimin e objekteve pa leje në Maqedoni e mbështet BE

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Edhe sot vazhdoi rrënimi i objekteve pa leje në bregun e Liqenit të Ohrit.

Sot edhe euroambasadori dhe kryeministri Zaev mbështetën aksionin e autoriteteve komunale.

“Ndërtimet pa leje nuk e kanë vendin buzë Liqenit të Ohrit dhe duhet të hiqen”, shkroi sot ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer.

Sipas tij, pasura natyrore dhe kulturore në rajon dhe e pranuar nga UNESCO, duhet të mbrohet.

Kryeministri Zaev sot në “Facebook” shkroi se shpreh mbështetje të fuqishme për “aksionin vendimtar” për heqjen e objekteve pa leje në Liqenin e Ohrit që po e zbaton Komuna e Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat