Shpallet konkurs për instruktorë dhe regjistrues

Maqedonia

Shpallet konkurs për instruktorë dhe regjistrues

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:39
Ilustrim

Enti Shtetëror i Statistikave më 20 korrik, do të shpallë konkurs për përzgjedhjen e regjistruesve dhe instruktorëve rajonal për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Konkursi  do të zgjasë deri më 5 gusht. Enti informoi se po i intensifikon përgatitjet për Regjistrimin e popullësisë i cili do të kryhet nga 5 deri më 30 shtator të vitit 2021.

“Në mënyrë që të zgjidhen me kohë regjistruesit dhe instruktorët e nevojshëm të rajoneve dhe të lihet kohë e mjaftueshme për trajnimin e tyre, ESHS shpall konkursin që do të kërkojë 5.055 regjistrues të rajoneve dhe 508 instruktorë rajonalë për 50 rajonet e regjistrimit”.

Kushtet janë: kandidatët të jenë qytetarë të rritur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mos jenë të punësuar, të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe të kenë aftësi kompjuterike.

ESSH i fton të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet të aplikojnë në Konkurs dhe të kontribuojnë në zbatimin me sukses të kësaj veprimtarie të madhe statistikore që ka një domethënie të madhe për secilin prej nesh, por mbi të gjitha, për vendin në tërësi.

Regjistrimi i popullësisë duhej të bëhej në prill të këtij viti, mirëpo u shty për  në shtator pas marrëveshjes së liderëve të partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev i LSDM, së dhe Hristijan Mickoski i VMRO-së. Në ndërkohë regjistrimi i diasporës  vazhdon, por me rritme shumë të ulëta. Deri sot janë vetë-regjistruar 190 260 persona.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002, ndërsa  regjistrimi i paraparë për në vitin 2011 nuk u realizua edhe pse u shpenzuan mbi dy milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat