Çfarë shkruajnë mediat greke për faktin se Maqedonia e Veriut do të pranojë afganë?

Maqedonia

Çfarë shkruajnë mediat greke për faktin se Maqedonia e Veriut do të pranojë afganë?

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 18:58
Ilustrim

Mediat greke i përkushtuan vëmendje lajmit se Maqedonia e Veriut do të pranojë afganë në vendin e vet.

“Maqedonia e Veriut do të pranojë popullatë civile nga Afganistani”. “Zaev: Maqedonia e Veriut do të pranojë popullatë civile nga Afganistani”, “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të gatshme për të pranuar emigrantë nga Afganistani”, “Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do t’i hapin dyert për emigrantët aftanë”, janë disa nga titujt të mediave greke të cilat e përcjellën edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev.

“Kryeministri i vendit, Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia e Veriut ka njoftuar SHBA-të se janë në dispozicion për të ndihmuar në shpëtimin e qytetarëve nga Afganistani”, shkruan agjencia greke ANA-MPA.

Ndryshe, sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot njoftoi se Instituti nacional për demokraci ka kërkuar streho, edhe për 200 personave të tjerë nga Afganistani. Këtij numri i shtohet edhe 186 personat të cilët më herët Qeveria e Maqedonisë njoftoi se do t’i strehojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat