Dibër, kallëzim penal kundër katër personave

Maqedonia

Dibër, kallëzim penal kundër katër personave

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Policia e Dibrës ka ngritur kallëzime penale kundër B.A. (30), B.K. (30), SH.L. (26) dhe Z.A. (35) nga Dibra.

Kjo për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

“Më 18.08.2021 në orën 22:00, para një pastiçerie në Dibër, personat e raportuar fizikisht dhe me përdorimin e sendeve të forta sulmuan O.D. (32), SH.D. (33), O.D. (17) dhe E.K. (19 ) nga fshati Papradniku i Madh, rajoni i Dibrës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat