Pacienti më i ri me coronavirus në spitalin “Kozle” është një foshnjë një muajshe

Maqedonia

Pacienti më i ri me coronavirus në spitalin “Kozle” është një foshnjë një muajshe

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Një foshnjë një muajshe është pacienti më i ri në spitalin në Kozle. Aktualisht atje ka rreth 20 fëmijë pozitivë me coronavirus.

Drejtori i spitalit, mjeku Besnik Zeqiri, në “Utrinski Brifing” tha se 4 prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

“Nga grupi shkollor ka gjithsej 15 fëmijë, që kur filloi viti shkollor, numri i fëmijëve 16-vjeçarë është rritur pak.
Fëmijët më të vegjël shoqërohen nga prindërit e tyre. Shumica e prindërve, pra 80 për qind e tyre, janë pozitivë dhe trajtohen së bashku me fëmijët”,
tha Zeqiri.

Coronavirusi gjithashtu mori shumë jetë të reja. Brenda një muaji, pati vdekje midis moshës 20 dhe 30 vjeç./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat