Qeveria miratoi lehtësime për kafenetë

Maqedonia

Qeveria miratoi lehtësime për kafenetë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:06
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt, të 113-të, miratoi ndryshime dhe plotësime të protokolleve për Covid-19 për punën e objekteve hotelierike (kafiteritë dhe objektet për ushqim) me të cilat është hequr kufizimi i numrit të mysafirëve në një tryezë në objektet hotelierike dhe lejohet kapacitet më i madh i kapaciteteve edhe në pjesën e hapur edhe në atë të mbyllur.

Me këto ndryshime dhe plotësime, të cilat janë në pajtim me gjendjen momentale epidemiologjike në vend, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, hiqet kufizimi i numrit maksimal të lejuar të personave në një tryezë në kafeteritë, restorantet dhe restorantet e hoteleve, si në pjesën e hapur ashtu edhe në pjesët e mbyllura të këtyre objekteve hotelierike.

“Plotësisht është miratuar edhe ndryshimi i kufizimit të kapaciteteve të këtyre objekteve hotelierike, përkatësisht kufizimi i numrit të mysafirëve në pjesën e mbyllur të objektit, si dhe në pjesën e hapur është deri më së shumti 50 për qind e shfrytëzimit të kapacitetit  të objekteve”, thonë nga Qeveria.

Për objektet hotelierike për organizim të festave, ahengjeve dhe dasmave, mbeten në fuqi masat dhe protokollet ekzistuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat