Maqedoni: 46 përqind e popullatës mbi 18 vjeç janë vaksinuar

Maqedonia

Maqedoni: 46 përqind e popullatës mbi 18 vjeç janë vaksinuar

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 5556 doza të vaksinës, nga të cilat 950 janë aplikuar si dozë e parë, 1124 si dozë e dytë, kurse 3482 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Deri më 31 tetor janë vaksinuar gjithsej 805.008 qytetarë, prej tyre me dy doza janë 775.825, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 30.852 qytetarë.

“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57% e popullsisë së rritur dhe me dy doza mbulon 46% të qytetarëve mbi 18 vjeç”.

“Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat