Rutte: Në dhjetor ka një dritare kyçe për integrim të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Rutte: Në dhjetor ka një dritare kyçe për integrim të Maqedonisë së Veriut

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:50
Pamje nga takimi

Në dhjetor ka një dritare kyçe në aspektin e politikës integruese në BE ndaj Ballkanit Perëndimor, thanë kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri holandez Mark Rutte në takimin e sotëm të përbashkët.

“Në takim u tha se procesi nuk do të jetë i besueshëm nëse progresi i bërë në dosjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk pranohet në raportin e tetorit të Komisionit Evropian, së bashku me rekomandimin e përsëritur që të dy vendet të përmbushin kushtet për fillimin e negociatave me BE-në”, njoftojnë nga Qeveria.

Në të njëjtën kohë, Zaev e njoftoi Rutte për nismën “Ballkani i Hapur” ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, e cila, sipas tij, synon të demonstrojë kapacitetin e përbashkët të rajonit dhe të sjellë përfitime konkrete.

Ndërkohë Rutte shtoi se nisma duhet të mbetet e hapur për vendet e tjera të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat