Bullgaria do të shpallë ditë zie në kujtim të viktimave të aksidentit tragjik

Maqedonia

Bullgaria do të shpallë ditë zie në kujtim të viktimave të aksidentit tragjik

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 12:32
Foto nga aksidenti që ka ndodhur në Bullgari

Qeveria bullgare do të shpallë ditë zie në kujtim të 45 viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi pas mesnate në autostradën “Struma”.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Bullgarisë, Stefan Yanev, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Bullgari dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë koordinim sipas sektorëve – punët e jashtme, punët e brendshme, shëndetësia. Po punojnë edhe përfaqësuesit e prokurorive të dy vendeve”, theksoi Yanev dhe siguroi se është vendosur koordinim në të gjitha nivelet.

Të dy kryeministrat kërkuan që të presin përfundimet e autoriteteve hetimore.

“Ne kemi informacion për të gjitha çështjet, por është pjesë e hetimit. Apeloj për etikë dhe mirëkuptim profesional, duhet të ketë një ekuilibër për informacionet që dalin në këtë moment, për informacionet që do të dalin nga organet hetimore dhe për informacionin që do të marrin familjarët e viktimave”, tha kryeministri bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat