Transport me furgon për udhëtarët që parkojnë larg nga hyrja në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Transport me furgon për udhëtarët që parkojnë larg nga hyrja në Kodrën e Diellit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Qendra Skijimore Kodra e Diellit këtë fundjavë do të fillojë me transport me furgon me qëllim që të zvogëlojë turmën në rrugë për shkak të numrit të madh të automjeteve.

Gjatë fundjavave për shkak të numrit të madh të vizitorëve, kolona e automjeteve ë parkuara është disa kilometra e gjatë.

“Furgonat e reja për Qendrën Skijimor “Kodra e Diellit” arritën sot dhe do të jenë në dispozicion për vizitorët me qëllim që të heqim turmën nga numri i madh i automjeteve. Nga dita e shtunë janë në funksion furgonat e reja”, njoftojnë nga kjo Qendër Skijimore.

Transporti do të organizohet çdo fundjavë nga ora 09:00 deri në ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat