Angelovska-Bezhoska: Denari është stabil

Maqedonia

Angelovska-Bezhoska: Denari është stabil

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 21:57
Anita Angelovska

Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska në emisionin “24 Analiza” tha se spekulimet për stabilitetin e denarit janë të shpeshta dhe rëndojnë punën e tyre.

“Ne i kemi mohuar qartazi ato të pavërteta që janë hedhur në lidhje me stabilitetin e kursit, duke theksuar qartë se stabiliteti i kursit është një e mirë publike nga e cila përfiton çdo qytetar.

Por, nga ana tjetër, çdo qytetar dhe secili prej nesh ka përgjegjësi sociale për të kontribuar në atë që është e mirë publike. Këto vite nuk vihet në dyshim stabiliteti i kursit.

Kursi ynë i këmbimit të denarit ndaj euro denarit është stabil që nga viti 1997 për arsyen e thjeshtë se nuk ka nevojë, nuk ka arsye ekonomike për ndonjë skenar tjetër. “Ai është stabil dhe do të vazhdojë të jetë stabil”, tha Bezhovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat