Gjuetarët dibran paralajmërojnë protesta

Maqedonia

Gjuetarët dibran paralajmërojnë protesta

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:33
Ilustrim

Tek një pjesë e popullatës të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë gjuetia ka qenë një hobi vite me radhë. Pjesa më perëndimore e vendit është atraktive për gjuajtjen e kafshëve të egra dhe aktualisht ka dy koncesionerë të cilët menaxhojnë me këtë territor. Por, këto ditë ka patur një shqetësim nga ana e gjuetarëve në Dibër meqë koncesionerët që menaxhojnë këtë rajon kanë vendosur që të dyfishojnë çmimet vjetore për lejen për gjueti.

Pjesa më e madhe e gjuetarëve nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë duke marrë parasysh çmimet që kanë paraqitur koncesionerët për lejet vjetore për vitin 2022 me të cilët nga 6000 denarë leja rritet në 12.000 denarë, kanë shprehur shqetësime të mëdha në një takim që patën në Dibër.

Në këtë takim, gjuetarët paralajmëruan protestë të tyre nëse koncesionerët nuk ndryshojnë vendimin e tyre për dyfishimin e çmimit të lejeve vjetore. Tahir Alla një gjuetar që e ka hobi gjuetinë ka theksuar se dyfishimi i çmimit të lejeve vjetore nuk korrespondon me mundësit e gjuetarëve dibran. Sipas tij bëhet fjalë për një territor i cili i takon Dibrës dhe patjetër duhet të ketë një çmim të volitshëm për gjuetarët lokal. Edhe gjuetari Adem Lela ka theksuar se nuk ka logjikë që nga 6 mijë denarë, leja vjetore të rritet në 12.000 denarë. Shumë gjuetar lokal sipas tij nuk kanë mundësi që të paguajnë këtë lartësi të lejes. Në debatin poashtu të gjuetarëve të tjerë të pranishëm në takim u theksua edhe fakti se koncesioneri “Stogova” duhet ta ketë parasysh se grumbullon mjetet në territorin e Dibrës. Poashtu u tha se dëmet që pësojnë pronarët e tokave në Dibër nga kafshët e egra sidomos nga derri i egër dhe Arusha janë shumë të mëdha dhe patjetër koncesionerët duhet ta ketë parasysh se gjuetarët lokal nuk mund të kenë çmime të njëjta me ata që vijnë nga vendet e tjera për të gjuajt.

Gjuetari Ruse Minoski i cili poashtu merret me gjueti, tha se çmimi prej 200 euro është një çmim jo korrekt nga koncesioneri. Popullata në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ka probleme sociale dhe si të tilla koncesioneri duhet t’i ketë parasysh. Duhet stimuluar gjuetarët e ri, por jo me çmime të dyfishuara, tha ai. Gjuetarët dibran paralajmëruan edhe protesta. Ata themeluan një Komision i cili ka për detyrë të informojë pushtetin vendor dhe qendror në lidhje me rritjen jo korrekte të çmimeve për gjueti vjetore. Ata thanë se do të jenë të detyruar të ndërmarrin edhe aktivitete plotësuese që të mos dëmtohen fushat e tyre nga kafshët e egra e deri në fund do të kërkojnë që të respektohet standardi i ulët i gjuetarëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat