Maqedoni: 48 raste të reja dhe 253 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia

Maqedoni: 48 raste të reja dhe 253 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 28 mars 2022 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.192 testime për coronavirus, ndërsa 48 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 42, Kavadar-3, Gostivar-2 dhe Prilep-1.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë 2 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 253 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.114, prej të cilëve 294.072 janë shëruar, ndërsa 9.208 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (28 mars) është 1.834./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat