Më së shumti shi ka rënë në Mavrovë, Pozharane, Ohër dhe Dibër

Maqedonia

Më së shumti shi ka rënë në Mavrovë, Pozharane, Ohër dhe Dibër

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm ka qenë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta me borë lokale. Frynte erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshëm i cili herë pas here ishte më i fortë.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka deri në orën 8 të mëngjesit ka rënë në Mavrovë 18 litra në metër katror, në Pozharane dhe Ohër nga 13, Dibër 12, Krushevë 9, Berovë 8, Pretor 6, Shkup 4 dhe Manastir, Strumicë, Kodra e Diellit nga 2 litra në metër katror.

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët prej -5 gradë është matur në Kodrën e Diellit, -2 në Mavrovë dhe Krushevë, 1 në Pretor dhe Berovë, 2 në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir dhe Petrovec, 3 në Strumicë, Tetovë dhe Dibër, 4 në Shkup, Demir Kapi, Shtip dhe Vinicë, 5 në Kumanovë dhe Gjevgjeli dhe 6 gradë Celsius në Dojran.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore, të cilat në pjesët malore do të jenë të dëborës. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa në disa vende erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval orej 9 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Në disa pjesë të fushëgropës do të jetë me shi të dobët të përkohshëm.

Temperatura maksimale do të arrijë 15 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore me reshje lokale të dëborës. Të mërkurën dhe të ketë stabilizim të motit, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat