OBRM-PDUKM: Regjistrimi nuk është i plotë, ESHS duhet të ndërhyjë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Regjistrimi nuk është i plotë, ESHS duhet të ndërhyjë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se regjistrimi nuk është i plotë dhe me shumë parregullsi.

“Ky regjistrim që e zbatoi LSDM dhe BDI nuk tregon popullatën reale në shtet. Rreth 132 mijë maqedonas nuk janë regjistruar dhe kjo është 7.2% e popullsisë rezidente. ESHS posedon të dhëna për këto qytetarë, por nuk i ka përfshirë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se ESHS ka bërë kaos në pjesën e përkatësisë fetare.

“Parregullsitë e këtij regjistrimi dolën në pah vetëm një ditë pas kumtimit të rezultateve zyrtare”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat