Kaevski: Vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime për rastet gjyqësore kundër Gruevskit

Maqedonia

Kaevski: Vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime për rastet gjyqësore kundër Gruevskit

Më: 4 prill 2022 Në ora: 12:06
Darko Kaevski

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski në konferencë për shtyp tha se Mickoski merr detyra dhe udhëzime të reja nga Nikolla Gruevski.

Sipas tij, vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime serioze në lidhje me disa raste gjyqësore që po udhëhiqen kundër Gruevskit dhe ish-kryesisë së OBRM-PDUKM-së.

“A ia tha Gruevski strategjinë Mickoskit për mbrojtjen në rastin “Parcelat në Vodno”? Në këtë lëndë gjyqësore, Gruevski akuzohet për larje parash dhe blerje të pronës në mënyrë të paligjshme. Me vizitat e shpeshta në Budapest dëshmohet se i vetmi qëllim i Mickoskit është mborjtja e krimit të Gruevskit”, deklaroi Kaevski.

Ai shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së bllokojnë Ligjin për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë dhe po ashtu kundërshtonin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat