ASH: KRRE po manipulon me qytetarët me tarifat e reja të energjisë elektrike

Maqedonia

ASH: KRRE po manipulon me qytetarët me tarifat e reja të energjisë elektrike

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Pas publikimeve të blloqeve të tarifave të energjisë elektrike nga KRRE-ja, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët ku i quan këto blloqe manipulime nga ana e KRRE-së.

Sipas Aleancës për Shqiptarët (ASH), mashtrimi qëndron pikërisht në kalkulimin e blloqeve, ku si për shembull në bllokun e parë, që kap dhe shtresat më të varfra që konsumojnë energji elektrike deri në 210 kWh, faturimi do të bëhet në 35 ditë dhe jo në 30, që kështu automatikisht një familje i bie të konsumojë vetëm 6 kWh në ditë me tarifën më të ulët, pasi nëse vazhdon faturimi si deri më tani në periudhë kohore prej 30 ditëve blloku i parë do ishte deri në 180 kWh, e jo siç proklamohet tani deri në 210 kWh.

“Blloku i dytë do ishte deri më 360 kWh e jo siç proklamohet deri në 420 kWh, blloku i tretë do ishte deri më 540 kWh e jo siç proklamohet deri në 630 kWh dhe blloku i katërt mbi 540 kWh e jo siç proklamohet mbi 630 kWh. Blloku i tretë do ishte deri më 540 kWh e jo siç proklamohet deri në 630 kWh dhe blloku i katërt mbi 540 kWh e jo siç proklamohet mbi 630 kWh. Por, jo vetëm në këtë aspekt, poashtu edhe në aspektin e ndarjes së blloqeve ka shumë mangësi e paqartësi”, thonë nga ASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat