Arrestohet një person për djegien e veturës së deputetit maqedonas

Maqedonia

Arrestohet një person për djegien e veturës së deputetit maqedonas

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 00:26
Djegia e veturës së deputetit Petar Risteski

Policia e Rilepit ka ndaluar një person të dyshuar për djegien e veturës së deputetit të Prilepit Petar Risteski.

Policia nuk ka dhënë detaje të reja, përveç se po punon për zbardhjen e rastit.

Vetura e deputetit Risteski është djegur plotësisht, ndërsa pjesërisht është djegur vetura e babait të tij, nga zjarri rreth orës 1:45 të mëngjesit. Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin me kohë për të parandaluar përhapjen e tij në shtëpinë e familjes së Risteskit. Policia dhe Prokuroria Themelore Publike Prilep kanë kryer hetime. Nuk ka të lënduar, janë marrë gjurmë për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa prokurori publik ka kërkuar sigurimin e videove të mundshme të objekteve përreth.

Risteski beson se po frikësohet dhe kërkon që rasti të zgjidhet menjëherë.

“Ishim të gjithë në shtëpi, thërrisnin fqinjët dhe u dëgjua një shpërthim. Kur dola automjeti ishte në flakë. Preku edhe automjetin e babait tim dhe pemën ngjitur me shtëpinë. Këtë e konsideroj si sulm ndaj meje dhe familjes sime dhe kërkoj nga MPB-ja dhe institucionet që menjëherë të zbardhet rasti dhe të gjenden autorët”, ka thënë Risteski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat