MPB Maqedoni: Është arrestuar punonjësi i NTP-së që kërcënoi se do të vendoste bombë

Maqedonia

MPB Maqedoni: Është arrestuar punonjësi i NTP-së që kërcënoi se do të vendoste bombë

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se sot është arrestuar personi J.I, pasi i njëjti ka kërcënuar se do të vendosë bombë në autobusët e NTP “Shkupi”.

Nga MPB thonë se po bëjnë kontrolle anti-terroriste dhe se po i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

“Ditën e sotme zyrtarët e policisë ndaluan J.I. punonjës i NTP-së, pas një denoncimi të mëparshëm rreth orës 5 nga NTP, se nga emaili i tij në emailin zyrtar të NTP-së dhe në email-et e të gjithë drejtorëve, financave, shërbimeve ligjore dhe të tjera në NTP është kërcënuar se për shkak të mos marrjes së rregullt të pagave, ai planifikonte të vendoste bombë në një autobus të NTP-së, e cila do të shpërthente sot gjatë protestave. Po kryhen kontrolle antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ndryshe, sot në mëngjesi i gjithë qyteti i Shkupit është në kaos, pasi autobusët e NTP-së janë tërhequr nga qarkullimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat