Opozita maqedonase paralajmëron aferën “Parazitët”

Maqedonia

Opozita maqedonase paralajmëron aferën “Parazitët”

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM ka paralajmëruar për sot publikimin e një afere të re, që sipas tyre tregon për shumat përallore që arkëtojnë qeveritarët.

Këtë aferë, kjo parti e quan “Parazitët”, ndërsa sipas tyre, publikimi i saj do të jap përgjigje për vuajtjet e popullit.

“Populli mezi ia del mbanë. Shumica e pensioneve nuk janë as 1/3 e shportës së konsumit. Dy paga minimale nuk mjaftojnë për të ushqyer një familje, ndërsa zyrtarët e qeverisë regjistrojnë të ardhura gjashtëshifrore çdo muaj.

Kush janë të pasur ndërsa njerëzit vuajnë? Cilët janë “parazitët” e shoqërisë? Ndërsa pagat e njerëzve po hahet nga inflacioni, të ardhurat e tyre janë shumë të mëdha për të ndjerë ndikimin”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat