​Sërish kërcënime me bomba, evakuohen shtatë shkolla në Shkup

Maqedonia

​Sërish kërcënime me bomba, evakuohen shtatë shkolla në Shkup

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 11:34
Ilustrim

Në shtatë shkolla në Shkup sot është ngritur alarmi për bombë, njofton Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut.

Nga Policia thonë se janë ndërmarr të gjitha masat për evakuim të sigurt të nxënësve dhe stafit të shkollave, raporton Alsat M.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste.

Ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat