Spitali jonë nuk është në shitje, thonë nga “Zhan Mitrev”

Maqedonia

Spitali jonë nuk është në shitje, thonë nga “Zhan Mitrev”

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:04
Spitali klinik “Zhan Mitrev”

Spitali klinik “Zhan Mitrev” edhe një herë ka dalë me komunikim publik për qytetarët për të përgënjeshtruar zërat se ky spital është shitur, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Spitali klinik “Zhan Mitrev” mohon plotësisht informacionin e publikuar në media për shitjen e klinikës tek një biznesmeni nga Republika e Shqipërisë. Theksojmë se nën asnjë presion Klinika nuk do të dalë në shitje. Pronari zyrtar dhe i vetëm është Dr.Zhan Mitrev, i cili përkundër tentativave për diskreditim dhe fushatës së zezë që synonte dëmtimin e spitalit klinik Zhan Mitrev dhe ekipit profesional të mjekëve dhe personelit mjekësor në periudhën e kaluar, drejton këtë spital dhe do të vazhdojë ta menaxhojë atë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme siç ka qenë praktikë në 22 vitet e fundit”, thonë nga Klinika Zhan Mitrev.

Përndryshe, në lidhje me ngjarjet e fundit, kryesuesi i kësaj klinike Dr.Zhan Mitrev ka thënë se spitali i tij nuk ka gënjyer e nuk ka vjedhur askëënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat