Gjorçev: S’ka investime kapitale edhe pse qeveria vazhdimisht merr hua

Maqedonia

Gjorçev: S’ka investime kapitale edhe pse qeveria vazhdimisht merr hua

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 21:03
Vlatko Gjorçev

Sipas Vlatko Gjorçev nga OBRM-PDUKM, Maqedonia po zhytet në borxhe dhe se nuk ka investime kapitale edhe pse ka buxhetin më të madh.

“Maqedonia me këtë qeveri ka buxhetin më të lartë në histori, apo 5.3 miliarë. Para 5-6 viteve thonin se buxheti prej 3 miliardë euro është i madh, ndërsa me atë buxhet kishte spitale të renovuara, ndërtoheshin rrugë kurse tani me 5.3 miliardë euro nuk ka investime kapitale”, tha Gjorçev.

Ai shtoi se vetëm muajin e fundit, shteti ka marrë nga 700 euro për banor dhe se kjo qeveri ka dyfishuar borxhin e të gjitha qeveriave në 20 vitet e fundit.

“Asnjë vend nuk është zhvilluar duke marrë hua, mund të jetë një bypass i përkohshëm, por e gjithë filozofia ekonomike nuk mund të jetë huamarrje dhe do të shohim se kush do t’i kthejë paratë një ditë”, tha Gjorçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat