Boçvarski për rrugën Shkup – Bllacë: Pritet të përfundojë për tre vjet

Maqedonia

Boçvarski për rrugën Shkup – Bllacë: Pritet të përfundojë për tre vjet

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 09:38
Bllagoj Boçvarsk

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur në lidhje me punimet për rrugën Shkup – Bllacë.

Ai tha se pjesa e parë është në ndërtim e sipër dhe se po punohet me ritme të kënaqshme, por kanë hasur edhe në disa probleme gjeologjike që lidhen me terrenin.

Ai theksoi se 27% e asaj traseje prej 10 km është me tunele, që do të thotë se është një rrugë e vështirë për të punuar, por kanë siguruar mjete financiare për këtë. Sipas Boçvarskit, kjo autostradë pritet të përfundojë për tre vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat