Kovaçevski: Njëri ndër kushtet për anëtarësim në BE janë ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Kovaçevski: Njëri ndër kushtet për anëtarësim në BE janë ndryshimet kushtetuese

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se qytetarët dëshirojnë të shohin vendin në Bashkimin Evropian, ndërkohë që përkujtoi deputetët se janë të zgjedhur pikërisht me votat e qytetarëve, andaj duhet të tregohen burrë-shtetas dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

“Deputetët në Kuvend duhet të kenë parasysh se i përfaqësojnë qytetarët, ndërsa qytetarët dëshirojnë të jetojnë në shtet anëtare të plotfuqishme të BE-së, ndërsa një nga vendit që duhet ta miratojmë deri në anëtarësimin e plotë të vendit janë ndryshimet Kushtetuese”, tha Kovaçevski.

Ai konfirmoi edhe njëherë se kreu i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Viktor Dimovski do të raportoj në mbledhjen e sotme të qeverisë lidhur me shtetësinë e Onishçenkos, megjithatë ishte i prerë se nuk do të ketë detaje nga ky raportim, shkaku se seanca është e mbyllur.

“Do të ketë seancë të mbyllur të Qeverisë dhe nga ajo seancë unë nuk do të mund t’ju informoj sepse është e karakterit të mbyllur”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat