Publikohen pamje nga dëmtimi i klubit bullgar në Ohër

Maqedonia

Publikohen pamje nga dëmtimi i klubit bullgar në Ohër

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 14:26
Publikohen pamje nga dëmtimi i klubit bullgar në Ohër

Televizioni bullgar BTV, në mëngjes ka publikuar video incizim nga incidenti në të cilin persona të maskuar kanë dëmtuar qendrën kulturore bullgare “Car Borisi i Tretë” në Ohër.

Në incizimin e kamerave të sigurisë së Klubit vërehen tre persona se si e demolojnë klubin me gur.

Nga SPB Ohër, thonë se nuk kanë informacione të mjaftueshme për incidentin përveç asaj që është thënë ditën e djeshme dhe se vazhdojnë me masat për gjetjen e kryerësve.

Në lidhje me publikimin e video incizimeve, zëdhënësi i SPB-së Ohër, Stefan Dimoski shkurt u përgjigj se “do të shfrytëzohet gjithçka që mundet të ndihmojë në gjetjen e kryerësve”.

Dje në faqen zyrtare të Klubit Car Borisi III – në Ohër në Facebook janë paraqitur fotografi nga objekti i dëmtuar me informacionin se incidenti ka ndodhur në ora 2 pas mesnate. Janë thyer dritaret në hyrjen e hapësirave.

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, mbrëmë ka dënuar dëmtimin e klubit kulturor.

“Veprime të tilla pengojnë qëllimisht përpjekjet për vendosjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit, si parime udhëzuese në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat