Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Maqedonisë, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencave-Matematikore në Shkup, sot më 14.12.2022 ka regjistruar një tërmet.

Tërmeti u regjistrua 124 km në jugperëndim të Shkupit në Republikën të Greqisë.

Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 10:29 me magnitudë lokale 3.2 ML dhe intensitet III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Ndërsa është ndjerë nga banorët e Manastirit dhe rrethinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat