Goran Trajkovski emërohet u.d drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut

Maqedonia

Goran Trajkovski emërohet u.d drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:12

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme e emëroi Goran Trajkovskin ushtrues detyre drejtor i ri i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ri, Goran Trajkovski është i diplomuar në ekonomi dhe ka magjistruar në shkencat ekonomike, ndërsa në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut vjen nga pozita drejtuese në sektorin privat, ku në përvojën e tij shumëvjeçare ai bashkëpunon me rajonin dhe disa vende evropiane, duke ofruar vendosje dhe zhvillime të reja për kompaninë mëmë.

Ekspertiza e tij është në fushën e kontabilitetit dhe financës, me përvojë menaxheriale në menaxhimin e një kompanie që ka prezencë rajonale në treg.

Në seancën e sotme për drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, siç është paralajmëruar tashmë, është emëruar Zarko Milloshevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat