Trajanov propozon rizgjedhjen e të gjithë gjyqtarëve në gjykatat e Maqedonisë

Maqedonia

Trajanov propozon rizgjedhjen e të gjithë gjyqtarëve në gjykatat e Maqedonisë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:51
Pavle Trajanov

Qeveria duhet të përgatisë një ligj që do t’i përfundojë mandatin e të gjithë gjyqtarëve brenda një viti, nga gjyqtarët kryesorë deri në Gjykatën e Lartë, dhe gjatë kësaj periudhe të kryhet një procedurë për auditimin e punës së tyre, gjendjes pasurore dhe procedurës rizgjedhje, propozoi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet i Qeverisë, ndërsa nuk është kështu.

Trajanov në seancën e sotme plenare shpjegoi se me propozimin e tij gjyqtarë profesionistë, të ndershëm dhe të pakompromis do të vazhdojnë të jenë gjyqtarë, ndërsa të tjerët do të mbajnë përgjegjësi.

“Do të ishte një kontribut konkret dhe të mos mashtronim opinionin me deklarata se gjyqtarët duhet të kenë turp, çfarë hipokrizie është kjo. Vendimet e fundit të gjykatave janë rezultat i një tregu të korruptuar gjyqësor politik, jo vendime të pavarura të gjyqtarëve.

Ligji i propozuar për shqyrtimin e fakteve dhe provave të përdorura në proceset gjyqësore, megjithë mbështetjen e komisioneve kompetente, bllokon dhe nuk lejon një gjykim të drejtë, për të parë përgjegjësinë e kryesisë politike, prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mbi 200 procese gjyqësore”, tha Trajanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat