MASH: Shkallë e lartë e realizimit të investimeve kapitale të parashikuara në vitin 2022

Maqedonia

MASH: Shkallë e lartë e realizimit të investimeve kapitale të parashikuara në vitin 2022

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thotë se i realizoi të gjitha investimet kapitale të cilat në përputhje me planin investues duhej të përfundojnë në vitin 2022.

Nga MASH thonë se kanë realizuar kushte të përmirësuara për mësim për një numër të madh të nxënësve nga të gjitha rajonet në vend, sepse siç thonë, MASH mbështet dhe zbaton politika të trajtimit të barabartë dhe investimeve në të gjitha mjediset rurale dhe urbane ku ka nevojë për investime në interes të mësimdhënies më të mirë të nxënësve dhe kushteve për punë për mësimdhënësit.

“Me shkollë të re u bënë nxënësit nga Leshnica e Poshtme e Komunës së Zhelinës, si dhe nga Bllaca e Poshtme nga Komuna e Çuçer Sandevës, ku në fakt u zgjidh një problem shumëvjeçar. Deri para pak kohësh nxënësit e këtij vendbanimi ku nuk kishte fare shkollë mësimin e ndiqnin në shkollën më të afërt duke kaluar kufirin me Kosovën. Është pothuajse gati ndërtimi i hapësirave shtesë, gjegjësisht këndit të shkollës fillore “Tihomir Milloshevski” f. Volkovë në Komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe ndërtimi i këndit të Shkollës Fillore “Dimitar Berovski” në lagjen Hrom në Komunën e Gjorçes, Ministria ka rikonstruktuar edhe objektin qendror të SHF “Dimitar Berovski”, i cili ka marrë fasadë të re, zdrukthtari të brendshme, tualete të reja, si dhe tualet për nxënësit me nevoja të veçanta”.

Janë përmirësuar dukshëm edhe kushtet në disa shkolla në Kumanovë, gjegjësisht janë rikonstruktuar objektet e SHF “Karposh” në Umin Doll dhe Lubodrag, si dhe objekti i Shkollës së Mesme “Pero Nakov”. Së shpejti përfundon rikonstruksioni i fasadës së SHF “11 Tetori”, ndërsa vitin e ardhshëm planifikohet ndërtimi i objektit të ri për Gjimnazin “Sami Frashëri”, si dhe rikonstruksioni i çatisë së Shkolës ​​Fillore “Braqa Milladinovci “dhe “Kërste Petkov Misirkov””, thonë nga MASH.

Më tej shtojnë se investime të mëdha janë bërë edhe në Komunën e Kavadarit, përkatësisht në objektet e SHF “Strasho Pinxhur” në qytet dhe në fshatin Vozarcë, objektin e Shkollës Fillore “Dimkata Angelov Gaberot” dhe shkollat ​​e mesme “Taki Daskalo” dhe “Kiro Spandxhov Bërko”.

“Të gjithë nxënësit dhe mësidhënësit meritojnë proces arsimor bashkëkohorë, i cili nënkupton jo vetëm përmirësimin e planeve mësimore dhe programeve, por edhe përmirësimin e kushteve në të cilat zhvillohet mësimi. Investimet në arsim vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, ku janë planifikuar rreth 1,2 miliardë denarë për infrastrukturën arsimore”, thonë nga MASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat