Maqedoni, aktivistët kërkojnë hapjen e strehimoreve shtetërore për të strehuar qentë endacakë

Maqedonia

Maqedoni, aktivistët kërkojnë hapjen e strehimoreve shtetërore për të strehuar qentë endacakë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 20:14
Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Pas ngjarjes në Strugë, ku u vranë qentë e rrugës, sot është mbajtur një protestë para Qeverisë.

Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve protestuan sot pasi tre ditë më parë një strugan vrau me pushkë gjuetie 10 qen. Ata kërkojnë që autoritetet të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi.

“Zgjidhja e problemit është hapja e strehimoreve të premtuara shtetërore për strehimin e qenve të endacak, vendosja e mikroçipimit të detyrueshëm të kafshëve shtëpiake, si dhe sterilizimi ose tredhja e detyrueshme e kafshëve shtëpiake, që do ta zgjidhte problemin me qentë endacakë në më pak se tre vjet”, thonë aktivistët gjatë protestës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sqaroi sot se e ka ngarkuar ministrin e bujqësisë Ljupço Nikollovski që të hartojë ligjin e ri për kafshët shtëpiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat